Linda Aliu njihet jo vetëm për profesionin e saj si police, por edhe për linjat trupore se*si, të cilat i ekspozon me anë të fotove dhe videove që publikon në llogarinë e saj në Instagram.
Së fundmi, Aliu ka ndarë me ndjekësit disa imazhe e veshur me bikini dhe duket në super formë. Ajo ka pozuar në këmbë duke treguar jo vetëm fizikun elegant e të tonifikuar, por edhe muskujt e barkut që vihen re lehtësisht.
Aliu tërheq gjithnjë vëmendje me pozat se*si në Instagram, të cilat nuk kalojnë pa marrë mijëra pëlqime e komente.
Në vitin 2016, imazhet e saj u bënë virale në rrjet e madje edhe mediat e huaja nisën të shkruanin për “policen se*si nga Kosova”. Më parë, Aliu ka punuar si rrobaqepëse në një fabrikë e më pas zgjodhi që të studionte për të punuar si police. Pasi mbaroi akademinë, ajo punoi si police rrugore në fshatin Gadimja në Kosovë.
Në atë kohë, Linda i falënderoi të gjithë ata që e uruan për punën e re, duke shtuar se kjo ka qenë gjithmonë ëndrra e saj.