1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Politikani francez që foli keq për Kosovën e UÇK-në, është lobist serbo-rus

Rekomandime

Nuk i ka kursyer fjalët më të këqija për Kosovën dhe luftën e UÇK-së.

- Advertisement -

Thierry Mariani, që është politikan i së djathtës ekstreme franceze, ka publikuar një video në ‘Twitter’, ku drejtoi akuza të rënda për kosovarët.

“Më kujtohet shumë mirë krijimi i shtetit të Kosovës. Ishte valëvitur flamuri i Amerikës nëpër rrugët e Prishtinës. Sot, Kosova vazhdon të jetë një formë e protektoratit amerikan”, ka thënë Mariani, i cili është lobist serb, që në Francë lobon për shtetin e Serbisë.

Ky pro rus nuk ka kursyer as ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i akuzuar për krime në luftën e fundit.

- Advertisement -

Por, kush është Thierry Mariani, që dikur thoshte se Krimeja është pjesë e Rusisë?

Ai është kryetar i Shoqatës së Dialogut Franko-Rus dhe me pozitën e rolin që ka, gjithmonë ka tentuar në forcimin e raporteve mes këtyre dy shteteve dhe një nga rolet e tij që paraqitja e Kosovës sa më keq përpara BE-së.

- Advertisement -

Këtë e dëshmon edhe deklarata e tij pasi ai e ka konsideruar si poshtërim faktin që Bashkimi Evropian e ul Serbinë me një tavolinë me Kosovën për t’ia kërkuar njohjen e pavarësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit