1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Politikani serb: Kur shpalli pavarësinë Kosova kërkova nga Serbia që të futej me tanke atje

Rekomandime

Politikani opozitar serb, lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka thënë se në shkurt të vitit 2008 kishte propozuar që ushtria serbe të hynte në territorin e Kosovës.

- Advertisement -

Lideri i socialdemokratëve të Vojvodinës, për këtë ngjarje dhe propozim ka folur në një emision në TV Happy, përcjell Gazeta Express.

Çanak thotë se gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishte i vetmi në Kuvend që kërkoi që të respektohet Kushtetuta e Serbisë.

“A shkruan në Kushtetutë se ajo [Kosova] është pjesë e territorit të Serbisë? Meqë jo, atëherë thashë: “Ndizni tanket, shkojmë në Kosovë! Shkojmë ta arrestojmë bandën separatiste në Prishtinë!”, thotë Çanak.

- Advertisement -

“Pra, si mund të jem tradhtar tani kur atëherë kërkova të bëhet ajo që ishte obligative sipas Kushtetutës?”, ka pyetur Çanak.

Ai ka thënë se kurrë nuk ishte për luftë sepse e dinte që “Serbia vetëm mund të humbte jetën e qytetarëve të saj kot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit