1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Politikani serb viziton Mejën, hidhëron keq disa bashkëkombas të tij

Rekomandime

Politikani serb dhe ish kryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka nxitur reagime në Serbi e Kosovë, pas postimit të një fotografie me rastin e vizitës që u bëri varrzave në Mejë të Gjakovës.

“Të gjitha nënat në botë qajnë për fëmijët e tyre në gjuhën e njëjtë”, ka shkruar ai, në Twitter.

- Advertisement -

Çanak, që ka qenë edhe deputet në parlamentin shtetëror në Beograd, është njëri nga politikanët e rrallë në Serbi që viziton një vend me vlktima shqiptare të Iuftës, të vr.arë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, më 1999.

Ma.sakra e Mejës është më masivja, më e dhimbshmja në Kosovë. Më tepër se 370 burra e djem janë vr.arë në këtë fshat të Gjakovës, më 27 prill 1999.

- Advertisement -

Postimi i Çanak ka nxitur reagime jo të pakta te serbët. Disa e kanë mbështetur, e ndonjë tjetër e ka kritikuar.

“Keni mundur ta vizitoni edhe ndonjë vend serb”, i ka shkruar një dikush me llogarinë Stefan.

- Advertisement -

Përgjigja e politikanit nga Vojvodina ka qenë epike.

“Graçanicën, për shembull? Etno shtëpinë? Pyetini njerëzit a kam qenë atje”, ia ka kthyer Çanak.

Në fakt, si dëshmi për këtë e ka postuar edhe një foto të djalit të tij nga Graçanica, të realizuar para përmendores së Milosh Obiliqit, në qendër të kësaj komune të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit