0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Politikani shqiptar në Mal të Zi tregon arsyen që çoi në dëbimin e ambasadorit serb

Rekomandime

Me akuzën për ndërhyrje në punët e brendshme, qeveria në ikje e Malit të Zi ka dëbuar nga vendi ambasadorin serb.

E irrituar, Serbia ka reaguar me masë reciproke, duke i dhënë 72 orë kohë për t’u larguar ambasadorit malazez në Beograd.

- Advertisement -

Këto janë episode, të cilat reflektojnë marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve të Ballkanit. Politikani shqiptr në Mal të Zi, Mehmet Zenka, duke folur në Euronews Albania theksoi se Podgorica zyrtare ka qenë e detyruar të ndërmarrë një akt të tillë pasi ambasadori serb ka vepruar jashtë kompetencave diplomatike.

Kjo është një masë, e cila i është imponuar Malit të ZI pasi ambasadori serb, i cili ishte në detyrë në Podgoricë, i ka kryer të gjitha rolet, por vetëm rolin e ambasadorit nuk e ka patur.

Është përfshirë në disa çështje të brendshme të Malit të Zi sa i takon zhgënjeve të fundit. Mali i Zi ka qenë i detyruar të marrë një masë të tillë”, tha ai.

- Advertisement -

Ai tha se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të acaruara dhe kjo e ka burimin tek ndërhyrjet serbe në procesin zgjedhor. Politikani shqiptar u shpreh gjithashtu se Serbia ka ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi, dhe këtë e ka bërë përmes kishës ortodokse në Podgoricë.

Raportet nuk janë në nivel të kënaqshëm, por mund të them se janë goxha të acaruara se shteti i Serbisë me të vërtetë në këto zgjedhjet e fundit, përmes kishës ortodokse ka pasur influencë në të gjitha rrjedhojat parazgjedhore, dhe pos zgjedhore dhe duke u përzier në mënyrë direkte në punët e brendshme.

- Advertisement -

Politika malazeze ka qenë e detyruar për një hap të tillë. Mbase janë disa masa të vonuara sa i përket politikës së Malit të Zi”, theksoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit