-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Politikanja gjermane ‘zbulon’ planet e Thaçi për ta rrëzuar Kurtin

Rekomandime

Politikanja gjermane, Jamila Schaefer, e cila është pjesë e “ BÜNDNIS90/DIE GRÜNEN” ka bërë thirrje që t’u jepen fund lojërave të rrezikshme politike në Kosovë në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Një reagim të tillë Schaefer e ka bërë në llogarinë e saj zyrtare në ‘twitter’, duke thënë se të gjithë akterët përfshirë edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës duhet të heqin dorë nga lojërat politike në këtë kohë krize.

- Advertisement -

Politikanja gjermane tutje ka thënë se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po bënë përpjekje për të rrëzuar qeverinë që po drejton Albin Kurti, duke shfrytëzuar sitautën e krijuar nga koronavirusi.

Sipas saj lëvizje të tilla rrezikojnë përparimin që ka bërë Kosova gjatë gjithë këtyre viteve në përparimin e demokracisë.

“Presidenti i Kosovës, Thaçi po përpiqet të përdorë situatën me COVID-19 për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Kurti. Kjo lëvizje rrezikon përparimin e demokracisë që ka arritur Kosova. Të gjithë akterët, përfshirë LDK’në, u kërkohet t’iu japin fund këtyre lojërave të rrezikshme politike në kohë krize”, ka shkruar politikanja gjermane Jamila Schaefer.

- Advertisement -

Që të mos rrëzohet qeveria në këtë kohë pandemie ka kërkuar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Carmon Taubadel. Ajo ka thënë se procedimi i mocionit të LDK’së për rrëzimin e Kurtit do të ishte një katastrofë për Republikën e Kosovës dhe për rajonin në përgjithësi.

- Advertisement -

Dy partnerët e koalicionit qeverisës kanë thelluar ndasitë mes vete pas shkarkimit të Agim Veliut nga Kurti dhe pas refuzimit të këtij të fundit për të hequr taksnë siç po kërkojnë Shtetete e Bashkuara të Amerikës.

Partia e drejtuar nga Isa Mustafa ka mbledhur nënshkrimet dhe ka deponuar në Kuvend kërkesën për seancë për votimin e mocionit të votëbesimit për qeverinë Kurti, nismë e cila është përkrahur nga PDK, AAK dhe NISMA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit