5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Politologu gjerman: Merkel parandaloi një Iuftë të re në Ballkan

Rekomandime

Politologu gjerman, profesori Herfried Münkler beson se nëse ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel nuk do t’i kishte pranuar një milion emigrantë në vitin 2015, do të kishte shpërthyer një Iuftë e re në Ballkan.

Në një intervistë për Deutsche Welle-n, Münkler theksoi se Merkel e pranoi me mençuri se Ballkani ishte “një fuçi baruti i rendit evropian” dhe se duhet të kujdesej me mençuri për situatën në këtë rajon.

- Advertisement -

Sipas tij, Merkel pranoi refugjatë në Gjermani për shkak të Ballkanit, duke paralajmëruar se çfarë do të kishte ndodhur po të mos i pranonin ata, ndërsa kishte përmendur mundësinë e shpërthimit të Iuftës.

“Unë qëndroj ende pas kësaj. Në dy vitet e fundit, me një numër relativisht të vogël refugjatësh, me gjithë këto kampe refugjatësh në Moria e gjetkë, kemi parë se vetëm disa mijëra refugjatë janë të mjaftueshëm për t’i sjellë këto vende në prag të aftësive të tyre. Vetëm imagjinoni që Merkel i mbylli kufijtë gjermanë, që Austria i mbylli kufijtë e saj dhe më pas hungarezët. Kjo do të thotë se në juglindje, nga Hungaria, Kroacia, Bosnja, deri në detin Egje, do të kishte ndoshta menjëherë gjysmë milioni më shumë njerëz. Në atë situatë, baraspesha e ndërlikuar etniko-konfesionale që ekziston në këto zona dhe zonat ku më parë janë zhvilluar Iuftërat e lidhura me shpërbërjen e Jugosllavisë, do të shpërbëhente deri në atë masë sa do të kthehej mundësia për të rifilluar konflikte dhe dh.unë të madhe”, tha ai.

“Ballkani është ana e zbrazët juglindore e Evropës, si një faktor që kërcënon stabilitetin e Evropës, si një rajon për të cilin evropianët duhet të shqetësohen, por në një mënyrë të zgjuar, kjo është ajo që ndoqi politikën e Angela Merkelit deri në fund”, tha Münkler.

- Advertisement -

Sipas profesorit gjerman, qeveria e re gjermane e dalë nga zgjedhjet e fundit është “një sinjal i dëshirës për vazhdimësi”.

Münkler parasheh se ministrja e re e Punëve të Jashtme në Gjermani do të këmbngul më shumë që vendet me prirje autoritare si Serbia e Hungaria t’i respektojnë të drejtat e njeriut.

- Advertisement -

“Gjermanët nuk do të bëjnë shumë presion, por mund të këmbëngulin në një masë shumë më të madhe që disbursimi i fondeve të BE-së të përdoret më intensivisht si një instrument për arritjen e këtyre qëllimeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit