2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Politologu zbulon skenarin e grusht shtetit: Prishja e koalicionit nga ana e LDK-së ishte projekt sekret

Rekomandime

Rrëzimi i Qeverisë ka qenë hapi më i dëmshëm për të ardhmen e shtetit tonë, rrëzimi i saj ka parandaluar instalimin e një frymë më konstruktive e progresive, duke e stagnuar frymën dekonstruktive e cila ishte instaluar prej kohësh dhe që mbështeste grupacione të ndryshme politike.

Kjo qasje duke qenë në bazament social e dobiprurës, u konsiderua edhe si rrezik për forcat tjera politike, duke e iniciuar edhe qëllimin e fshehtë të tyre, përfshi edhe LDK-n për rrëzimin e saj. Qeveria Kurti nuk është rrëzuar për shkak të shkarkimit të ministrit të LDK-s, Agim Velit, as edhe anti amerikanizmit siç akuzohej ajo së fundi, por është shkarkuar për shkak të orientimit të drejt e racional, për shkak të qasjes deshifruese e dekriminalizuese që ka pas për objektiv t’ua bëjë gjithë qeverisjeve. Duke mos e përjashtuar edhe padinë të cilën ka pasur për t’ia drejtuar Serbisë”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Politologu Arsim Haziri, duke vlerësuar situatën dhe momentin kritik në të cilin gjendet vendi, procesin e rifillimit të dialogut me Serbinë, dhe kushtëzimet që këtij shteti është dashur të ja bëjë Kosova në proces, duke e nxjerr përpara tavolinës së bisedimeve faturën e dëmeve dhe krimeve të luftës që duhet ti paguaj Serbja shtetit të Kosovës, thotë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, është dëmi më i madh madje historik që politika”tradhtare” ka mundur dhe ja ka bërë deri më tani shtetit të ri të Kosovës.

Është shumë e sigurt dhe e pastër si loti e vërteta e dhimbshme se rrëzimi i Qeverisë Kurti, do të jetë një humbje e madhe e shtetit të Kosovës, një dështim në përpjekjen për ta paditur Serbinë për krimet e luftës, pasi që në programin Qeverisës të kësaj Qeverie, pikë kyçe me prioritet ishte pikërisht trajtimi i dëmeve dhe krimeve të luftës, kushtëzimi i dialogut me Serbinë me pranimin dhe kompensimin e këtyre dëmeve.

Nuk po e them këtë vetëm unë por e ka thënë vetë kryeministri duke e dokumentuar edhe në programin e Qeverisë të bërë publik, e pastaj e ka vërtetuar edhe vetë kryetarja e Kuvendit Vjosa osmani e cila ka qenë bashkë hartuese e këtij programi, duke deklaruar se për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë.

- Advertisement -

Për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi, sepse Kosova po kalon dekadën e dytë në liri dhe kjo e kaluar e dhimbshme ka mbetur në harresë nga të gjitha qeverisjet e kaluara”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.
Prandaj, sipas Arsim Hazirit, rrëzimi i Qeverisë Kurti e ka kthyer mbrapa Kosovën gati për dy dekada të tjera, gjë që rrezikon edhe ndërtimin e të ardhmes.

Arsim Haziri

Rrëzimi i Qeverisë ka qenë hapi më i dëmshëm për të ardhmen e shtetit tonë, rrëzimi i saj ka parandaluar instalimin e një frymë më konstruktive e progresive, duke e stagnuar frymën dekonstruktive e cila ishte instaluar prej kohësh dhe që mbështeste grupacione të ndryshme politike.

- Advertisement -

Kjo qasje duke qenë në bazament social e dobiprurës, u konsiderua edhe si rrezik për forcat tjera politike, duke e iniciuar edhe qëllimin e fshehtë të tyre, përfshi edhe LDK-n për rrëzimin e saj. Qeveria Kurti nuk është rrëzuar për shkak të shkarkimit të ministrit të LDK-s, Agim Velit, as edhe anti amerikanizmit siç akuzohej ajo së fundi, por është shkarkuar për shkak të orientimit të drejt e racional, për shkak të qasjes deshifruese e dekriminalizuese që ka pas për objektiv t’ua bëjë gjithë qeverisjeve.

Duke mos e përjashtuar edhe padinë të cilën ka pasur për t’ia drejtuar Serbisë”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, pikërisht, përpjekja për instalimin e shtetit të fuqishëm ligjor, i ka trembur grupet mafioze të fshehura pas politikës, prandaj e rrëzuan Qeverinë Kurti.

Pikërisht operimi i saj me logjikë shtetërore e konsruktive, është shndërrua në pengesë e problematikë të forcave tjera që tërë politikë bërja e tyre konsiston në fenomene negative.

Kosova natyrisht se e ka humbur shansin histori për të paditur Serbinë, duke mos qenë ajo subjekt i gjykimeve për veprimet dehumanizuese që i ka ndërmarr gjate legjitimit të saj, Kosova e ka liruar nga përgjegjësia e politikës fashiste dhe kësisoj e ka epitetizuar si shtet të përmbushur politikisht, duke ia krijuar gjitha mundësitë për integrime nëpër trupat Evropian”, thotë politologu Arsim Haziri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit