8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Populli i Kosovës ndër 10 popujt më bujar në botë, i pari në Ballkan

Rekomandime

Kosova është radhitur e nënta sa i përket bujarisë në gjithë botën.

- Advertisement -

Charites Aid Fondation është organizata ndërkombëtare e cila mat nivelin e bamirësisë në të gjithë botën.

Njëra ndër pyetjet e anketës ka qenë se sa persona, jashtë familjes, kanë ndihmuar gjatë pandemisë.

- Advertisement -

Dajana Berisha, e cila është e ftuar sonte në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se sipas anketës 68% e qytetarëve kanë ndihmuar dikënd jashtë familjes gjatë kohës së pandemisë.

“Matjet kanë qenë nga 500 deri në 1,000 varësisht edhe shteteve Kosova ka një popullsi më të vogël në krahasim me Amerikën ose ndonjë shtet tjetër. Ka rezultuar se në Kosovë rreth 68 % e të anketuarve kanë deklarauar se kanë ndihmuar të paktën një person gjatë pandemisë”, thotë ajo.

- Advertisement -

Sipas rezultateve të anketës, kosovarët janë qytetarët më bujarë në Ballkan.

Berisha thotë se 10% e të anketuarve kanë treguar se janë angazhuar në punë vullnetare gjatë pandemisë.

“Përveç shifrave, përveç informacioneve e bën edhe një krahasim kulturash ndërkombëtare për shembull i pari në këtë listë është Indonezia, Tajlanda. Indonezia e ka përqindjen më të madhe të popullsisë myslimane dhe ata e lidhin qoftë dhurimin apo aktivitetet vullnetare me religjionin. Në rastet e Afrikës është Kenia e cila ka dhuruar më shumë në Afrikë, kjo lidhet me kulturën apo me filozofin humaniste të Afrikës”, thotë ajo.

“Mos të harrojmë, ne kemi qenë historikisht të varfër amo kur ka ardhur një mik në shtëpinë tonë, tek ne është harxhuar çdo lloj ushqimi për me respektu mikun”, thotë Berisha.

Në këtë ranglistë të shteteve bujare në botë, Shqipëria është radhitur e 60-ta, pas saj është Bosnja dhe Hercegovina e 59, Maqedonia e Veriut është e 38-ta në listë, përderisa Serbia është radhitur e 48-ta.

 

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit