0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Porosia gjermane për Serbinë, alarmon Beogradin

Rekomandime

“Pranoni Kosovën ose nuk do ketë asgjë nga anëtarësimi në BE”. Ky është thelbi i porosisë ultimative që Beogradi parmbrëmë e mori nga ambasadori gjerman në OKB, Kristof Hojzgen përmes takimit vido-lidhje të KS të OKB-së ku u shqyrtuar situata në Kosovë dhe puna e UNMIK-ut në 6 muajt e shkuar, shkruan “Novosti”.

Fushata e tërhqjes së njohjeve të Kosovës është goditje miqëve tanë në këmbë të veta sepse nëse duan sinqerisht të pranohen në BE, duhet të punojnë në njohjen e Kosovës dhe edhe vetë ta njohin atë”, ka thënë ambasadori gjerman Hojzgen.

- Advertisement -

Diplomati gjerman është këshilltar i politikës së jashtme e kancelarit Merkel, në fillim të vitit nga Prishtina ishte përmend si “kandidat i mundshëm” për dialogun nga BE, por pastaj në atë pozitë u emëruar sllovaku Lajçak.

A është porosia e ambasadorit Hojzgen për Serbinë pa konsultime paraprake me qëndrimet me të cilat e gjithë BE është e pajtimit dhe a mund të bëhet politikë zyrtare e BE-së.

Pozicioni i ShBA-ve në lidhje me raportin e ardhshëm mes Prishtinës edhe Beogradit, javën që shkoi e shprehu ambasadori amerikan në Kosovë Filip Kosnet, pas takimit me të dërguarin special Lajçak kur tha se “BE dhe ShBA së bashku do të punojnë në arritjen e normalizimit t dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë”.

- Advertisement -

Ndonëse në plan të parë të dërguarit amerikan Grenell është ekonomia, ai njohjen e ndërsjellë të përmendur nga Kosnet nuk e ka komentuar.

Bashkëpunëtorja e Qendrës për politikë të jashtme Suzana Grubjeshiç ka thënë se qëndrimi i kumtuar nga ambasadori Hojzgen nuk mund të jetë qëndrim i BE-së sepse 5 anëtare të saj edhe nuk e kanë njohur Kosovën”, prandaj po insistohet në dialog.

- Advertisement -

Në kapitullin 35 të bisedimeve qëndron se është i domosdoshëm normalizimi i raporteve me Prishtinë për hyrje në BE, por aty nuk thuhet se normalizimi është njohja e Kosovës. Këtë e dëgjuam nga Hojzgen dhe është qëndrim i Berlinit dhe shumë vendeve brenda BE-së. Por pasi BE funksionon në parimin e konsensusit përderisa ka një qëndrim si ky i 5 vendeve, apo në e dy kjo nuk do të jetë kusht i BE-së”, tha ajo.

Bashkëpunëtori i Instituti evropian për studime Slobodan Zeçeviç tha për “Novosti”, se ky qëndrim i ambasadorit gjerman është i pakuptimtë por është porosi se vetë duhet të loboj për njohjen e Kosovës gjë që është absurde.

Për çka ekzistojnë bisedimet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse? Le të thonë nuk do të hyni në BE pa njohjen e Kosovës edhe pikë.

Ky është qëndrim i ambasadorit gjerman që nuk ka kuptuar pse bëhen biseda për marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ka biseda se nuk ka marrëveshje të definuar”.

Gjermania sipas tij përherë ka qenë e atij qëndrimi , por pasi nuk ka pasur unitet brenda BE-së ka ndryshuar qasjen.

Gjermanët e kanë interesin që Serbia të jetë sa me e vogël në Ballkan, me numër të vogël banorësh me ekonomi të pazhvilluar. A do të ia imponojnë këtë të gjithë BE-së do të shihet. Kjo varet nga pozita amerikane dhe zgjedhjet në ShBA. Duket simptomatike që Gjermania merr qëndrimin kundër kompromisit dhe miraton zgjidhjen që i përshtatet shqiptarëve” tha Zeçeviç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit