Portali i fshatit me shumicë serbe në Komunën e Pejës, Gorazhdevc, mëngjesin e ditës së sotme ka raportuar se në këtë lokacion janë vendosur mbishkrime në një mur u shkruhet “UÇK Kosova”, raporton Gazeta Express.
Sipas këtij portali që ka publikuar edhe fotografitë nga vendi i ngjarjes, pas këtij rasti banorët kanë lajmëruar Policinë e Kosovës.
Në pamje shihet se të njëjtin janë në vend të ngjarjes, e sipas raportimeve janë duke e hetuar rastin.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janic.