4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Portali ‘Shqip.com’ e publikon të plotë bisedën mes Visar Duriqit dhe Halit Sahitajt

Rekomandime

Pas reagimit “Insajderi” ku thuhej se audio-ncizimet e publikuara janë të manipuluara, portali “Shqip.com kanë bërë publike bisedën e plotë mes Visar Duriqit dhe Halit Sahitajt.

Sipas tyre kjo gjë u bë pas kërkesës së madhe të lexuesëve.

- Advertisement -

Shqip.com potencon se Audio-incizimi u ofrohet edhe organeve në Kosovë për verifikim të autenticitetit dhe kujtdo tjetër që është i interesuar.Kjo telefonatë, sipas tyre, është realizuar në verën e vitit 2020.

Ndërsa audio-incizimi i publikuar nga portali “Insajder”, ku pretendohet se gazetarit Visar Duriqi u janë ofruar pare nga Halit Sahitaj, por që nuk janë pranuar nga gazetari, është incizim i një viti më herët, pra 2019.

Në audio-incizimin e publikuar nga “Shqip.com” dëgjohet Halit Sahitaj teksa kërkon nga gazetari Visar Duriqi t’i publikojë disa artikuj për kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, Behxhet Pacollin dhe një për Institucionin e konfiskimit të makinave.

- Advertisement -

Ndërsa, gazetari Duriqi dëgjohet teksa i thotë të ia dërgoj ato shkrime dhe të njëjtat t’i flasë “me ata t’mitë”.

“Shqip.com” disa ditë me radhë ka publikuar disa audio-incizime ku janë përmendur disa zyrtarë të lartë shtetërorë.

- Advertisement -

Deri më tani, është shkarkuar nga pozita e shefit të inteligjencës financiare, Dardan Nuhiu, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Driton Muharremaj ka dhënë dorëheqje dhe është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani.

Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Shemsije Asllani, pretendohet se dëgjohet deri sa tregon për ushtrimin e ndikimit të saj dhe zgjedhjen e personave në pozita të caktuara.

Në bisedat e publikuara në “Shqip.com”, prokurorja pretendon se ka miq në Agjencinë Kosovare e Inteligjencës, gjyqtarë e institucione të tjera, të cilët e mbrojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit