-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pozhari dëshpërohet me shifrën e pagës minimale që synohet të rritet: Nëse jeni i ri/e re, thjeshtë kapni valixhet

Rekomandime

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas lajmit për fillimin e hapave për rritjen e pagës minimale në Kosovë.

Ai ka bërë një krahasim ndërmjet Kosovës dhe shteteve të rajonit, duke thënë se Kosova e ka pagën minimale më të ulët.

- Advertisement -

“Qeveria e Kosovës paska ndërmarrë hapat për rritjen e pagës minimale.

Shqipëria pagën minimale e ka 213 euro.

Serbia, 343 euro.

- Advertisement -

Mali i Zi, 331 euro.

Maqedonia e Veriut, 282 euro.

- Advertisement -

Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç”, shkruan Pozhari në Facebook.

Sipas tij, edhe me rritjen që synohet të bëhet, Kosova do ta ketë sërish pagën më të ulët minimale në Ballkan.

Madje, ai shprehet pesimist për të ardhmen e të rinjve në Kosovë.

“Paga minimale në Kosovë pritet të bëhet 250 euro që sërish i bie të jetë më e ulta në Ballkan. Kosova, po ashtu i ka edhe pensionet më të ulta në Ballkan.

Përndryshe, Zvicra konsiderohet si një prej shteteve më stabile. Paga mujore e një mësuesi është 7.292 CHF, e ajo vjetore: 87.500 CHF. Ndërsa, në Norvegji, paga mesatare është 4.500 euro.

Nëse jeni i ri/e re, thjeshtë kapni valixhet! Nuk ka sen këtu”, ka theksuar Pozhari në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit