-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pozicionohet Vuçiqi: Politika e Bidenit s’është në favor të Serbisë, me Trumpin do të ishte disi më lehtë

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha të hënën se do të ishte “disi më lehtë” për Serbinë nëse kandidati republikan dhe presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump do të zgjedhej edhe për një mandat president i SHBA-së.

- Advertisement -

Në një konferencë për shtyp në Beograd, ai tha se zgjedhjet në Amerikë mbeten të rëndësishme për Serbinë, në të cilat, pa dyshim, favorit është kandidati demokrat Joe Biden, me të cilin, siç thotë ai, ka marrëdhënie korrekte, por pranon se politika e tij nuk është në favor të Serbisë.

“Kjo politikë nuk do të jetë në favor të Serbisë dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e mira personale, ne duhet ta dimë atë” tha Vuçiq, raporton Tanjug.

Ai deklaroi se me fitoren e Trumpit situata do të ishte “diçka më e lehtë” për Serbinë.

- Advertisement -

“Me fitoren e Trumpit do të ishte pak më e lehtë dhe nuk ka të bëjë me marrëdhëniet. Kjo është arsyeja pse unë befasohem nga disa njerëz që thonë: “Po sikur të fitojë Biden?” Epo, ne nuk duam asgjë, por nuk jemi të verbër, të shurdhër dhe budalla për të mos parë se çfarë do të ishte diçka më e lehtë dhe më e mirë për ne,”, tha Vuçiq.

Në Kosovë, asnjë nga krerët institucionalë nuk ka folur mbi preferencat e tyre lidhur me kandidatët për president të SHBA-së. Në fakt, politikani i vetëm në Kosovë që është pozicionuar qartë pro kandidatit demokrat, Joe Biden, ka qenë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministri Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit