1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prangosja e “Ciprrës”, në aksion u përfshinë edhe AKI-ja dhe Njësia Speciale

Rekomandime

Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka prangosur Besim Hajdarin, i njohur me nofkën “Ciprra”, ndonëse prangosja i tij nuk ka qenë thjesht një aksion i zakonshëm policor.

Për të shpallurin në kërkim, u angazhuan policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Njësiti Special i Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

- Advertisement -

I dyshuari kishte tentuar t’i ikte Policisë dhe me atë rast kishte pësuar Iëndime trupore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas zhvillimit të një operacioni në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, Policinë e Kosovë dhe Njësitin Special të Kosovës, më 16.04.2021, është arrstuar i dyshuari me inicialet B.H., i cili për nga e kaluara e tij krlminaIe ka qenë recidivist dhe i kërkuar për organet e drejtësisë, i përfshirë në disa raste për kryerjen e veprave penaIe “Vr.asja e rëndë në tentativë” dhe “Kanojsa”.”, njofton prokuroria Themelore e Prishtinës.

Prokuroria Themelore gjithashtu ka treguar se të ndaj Besim Hajdarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa gjithashtu do të ketë kërkesë për parburgim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit