1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prej këtij momenti, nuk ka më targa KS

Rekomandime

Pas pavarësisë së Kosovës, autoritetet në Prishtinë kanë ndërruar me ligj targat e automjeteve duke i zëvendësuar ato të UNMIK-ut (KS) në të Republikës së Kosovës (RKS).

Por, pas një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës, për lëvizjen e lirë, u mundësua përdorimi i targave të vjetra edhe për një periudhë të caktuar kohore.

- Advertisement -

Tani, sipas vendimit të ri të MPB-së pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS.

“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit