1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Prekëse: Anton Quni ministër, lajmërohet gruaja e Agim Ramadanit

Rekomandime

Me t’u krijuar qeveria e re, me Albin Kurtin kryeministër, Anton Quni u emërua ministër i Mbrojtjes. Ai, do të zëvendësoj ish-ministrin Rrustem Berisha. Por ky i fundit, do të vazhdoj të jetë pjesë e ministrisë. Tani do ta ushtroj detyrën e këshilltarit politik të Qunit.

- Advertisement -

Megjithatë, Quni, një përkrahje të përzemërt, ka marrë edhe nga bashkëshortja e ish-luftëtarit të shquar Agim Ramadanit, Shukrie Ramadani.

Ajo, në postimin e Qunit, ka thënë se është gëzuar pa masë me emërimin e tij dhe siç tha ajo, ministri më i mirë i qeverisë, duke iu referuar Rrustem Berishës, t’ia dorëzoj detyrën shokut të luftës.

Më poshtë komenti plotë i Shukrie Ramadanit:

- Advertisement -

I nderuari ministër, sot u gëzova dhe u mërzita që s”pata Agimin krah meje ti gëzoheshim suksesit tënd! A ka më bukur se Ministri më i suksesshëm i qeverisë e cila bëri Kosovën me Ushtri,t”ia dorëzojë punën në liri ,shokut të pushkës që e pati nē luftë.Jeta është luftë e përditshme e Ministria e mbrojtjes-si krijesë e re e një shteti në ngritje është forca,besimi dhe dashuria e të gjithëve që duan Kosovën dhe sigurinë e saj.Tani kur ministri Berisha do ta dorëzojë detyrën,e di se do të kishe dëshiruar edhe ti si unë,ti kishe pranë Agimin e Salihun e të bisedoni cila rrugë do të ishte me mē pak pasoja,cili veprim do të sillte më shum suksese! E di që do ta kishe më lehtë ,po Agimi,Salihu,Abazi e shum të tjerë zgjodhën rrugën e flijimit,duke ua mundësuar juve që sot të ndërtoni institucionet e paqës dhe sigurisë për Kosovēn që bashkë e ëndërruat të lirë!Urime Anton dalsh faqebardhê para shokëve tu të rënë dhe para ne të gjallëve që kërkojmë të na i mbroni ëndërrat dhe shpresat! Tradita vazhdon..

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit