1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Prekëse: Berberi papritmas rruan flokët për t’u dukur si kolegu me kancer

Rekomandime

Një berber në Spanjë ka prekur zemrat e shumë njerëzve me gjestin e tij. Përderisa po ia shkurtonte flokët kolegut të tij që është duke u trajtuar me kimioterapi për shkak të kancerit, ai papritmas i hoqi flokët e veta për t’u solidarizuar.

- Advertisement -

Në videon e publikuar në internet, berberi Joel Ortega dëgjohet duke i thënë kolegut të tij, Neftali Martin, që po trajtohet për kancer, “ti nuk je vetëm”, shkruan Daily Mail.

Në një video tjetër të publikuar në Instagram, berberi i sëmurë tregoi se Ortega i ka thënë se do të vazhdojë që ta rruajë kokën bashkë me të derisa ta përfundojë trajtimin mjekësor.

VIDEO

- Advertisement -

“Për mua, Joel nuk është thjesht një koleg pune, ai është vëlla”, shkroi Martin.

- Advertisement -

Sipas pamjeve në një video tjetër të publikuar në TikTok, së paku katër berberë të tjerë i kanë rruar kokat e tyre për t’u solidarizuar me kolegun.

Shumë njerëz vendosin që t’i rruajnë flokët para se ta fillojnë trajtimin për kancer, sepse rënia e flokëve është efekt anësor i zakonshëm i kimioterapisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit