7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Presidenca serbe, Macron Vuçiqit: Serbia mbetet vendi i parë që mund të hyjë në BE

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Francës Emanuel Macron.

Sipas zyrës për media nga Presidenca serbe, biseda ka qenë e gjatë, e hapur dhe e sinqertë, ku Macron i ka dhënë përkrahje Serbisë që të anëtarësohet e para në BE.

- Advertisement -

“Presidenti Macron i ka dhënë mbështetje personale Presidentit Vuçiq për mënyrën se si po udhëheq Serbinë drejt së ardhmes. Me plot bindje, Presidenti Macron ka siguruar Presidentin Vuçiq se pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike në Evropë dhe botë, Serbia mbetet shteti i parë për t’iu bashkuar BE-së”, thuhet në deklaratë.

Siç bëhet e ditur, Macron ka konfirmuar që miqësia mes dy shteteve mbetet e palëkundshme dhe ka mirëpritur votimin e Serbisë pro rezolutës në Kombet e Bashkuara që dënon agresionin rus.

“Presidenti Macron konfirmoi miqësinë e thellë mes Serbisë dhe Francës dhe në mënyrë të hapur përkrahi anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Zyra e Vuçiq njofton po ashtu se biseda ka prekur edhe situatën në Ukrainë si dhe mundësinë për bashkëpunim në fushën e ekonomisë mes Francës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit