Presidenti amerikan, Joe Biden përmes një video-mesazhi ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani për Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit që do ta ndajë të dielën për Baun Biden djalin e ndjerë të presidentit Biden.
Osmani ka ndarë një pjesë të video-mesazhit të presidentit amerikan i cili flet për punën e djalit të tij të ndjerë Beau Biden në Kosovë dhe falenderimin për Medaljen që pritet t’i ndahet të dielën.
“Në një ceremoni që do të organizojmë këtë të diel, do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë. Është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden por që i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para ca kohe, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni. Jam e nderuar që sot mund të ndajë me ju një pjesë të kësaj videoje, e cila të dielën do të publikohet e plotë dhe me përkthim. Ky adresim e Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani.