-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti xhudistet kosovare dhe i dekoroi me medaljen ‘Nderi i Kombit’

Rekomandime

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur trajnerin legjendar nga Kosova, Driton Kuka së bashku me xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

- Advertisement -

Dy xhudistet tona që fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, janë vlerësuar lartë nga presidenti Meta.

Ashtu siç kishte vepruar shteti shqiptar me Majlinda Kelmendin, edhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë marrë medaljet ‘Nderi i Kombit’.

- Advertisement -

Edhe trajneri Driton Kuka është vlerësuar me medaljen ‘Nderi i Kombit’.

Presidenti Meta ka shkruar se këta sportistë kanë meritë të jashtëzakonshme për lartësimin e krenarisë dhe të dinjitetit kombëtar.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit