2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Presidenti i Shqipërisë reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Thaçit

Rekomandime

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta ka thënë se është e rëndësishme që në Kosovë të ketë sjellje evropiane ndaj institucioneve.

- Advertisement -

Derisa ka kujtuar se vetë si politikan ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë.

Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, ka shkruar Meta.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit