4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Presidenti kroat e ‘përmirësoi’ pak deklaratën për Kosovën, tha se duhet bërë Asociacioni

Rekomandime

Serbia do të duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyre, tha të mërkurën presidenti kroat, Zoran Milanoviq, duke shtuar se Beogradi duhet ta kuptojë se do të dalë nga “romanca serbo-ruse” si një dashnore e mashtruar.

Ai e përmirësoi edhe deklaratën e tij të djeshme se “Kosova i është marrë Serbisë”. Ai tha gjithashtu se Kosova duhet ta formojë Asociacionin.

- Advertisement -

Në Zagreb, në një konferencë për media me presidenten e re sllovene, Natasha Pirc Musar, Milanoviq tha se në Serbi duhet të ndryshojnë “disa gjëra” në mënyrë që ajo të vijë në perëndim ku është “e mirëpritur”, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

“Situata në Ukrainë është fillimi i fundit të një romance në dukje serbo-ruse, në të cilën Serbia do të kuptojë se është një dashnore e mashtruar”, tha presidenti kroat, duke shtuar se Serbia dhe çështja e Kosovës “e shqetësojnë Rusinë”.

“Rusia po provon diçka me Ukrainën dhe shembulli i Kosovës i del si gjemb në sy. Rusia do të duhet ta njohë Kosovën në një moment ose të pretendojë se e njeh atë në mënyrë që të legalizojë atë që po bën në Ukrainë. Ky është realiteti”, tha Milanoviq.

- Advertisement -

Ai tha se “nuk ka dashuri” mes Beogradit dhe Moskës, por se është një interes në të cilin Serbia i shërben Rusisë.

Presidenti kroat tha gjithashtu se Serbia “do të duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyre”, dhe politikanët e Kosovës, “miqtë e tij”, do të duhet t’ia japin Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili tha se është nënshkruar.

- Advertisement -

Lidhur me deklaratën e tij të fundit se “Kosova i është marrë Serbisë”, Milanoviq e përmirësoi pak duke thënë se ky është fakt sepse Beogradi nuk është pajtuar me të. “Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë”, tha Milanoviq.

“Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur pa Kosovën ose se Kosova është përjashtuar nga Serbia, por supozoj se të gjithë jemi dakord që Kosova ishte pjesë e Serbisë”, tha Milanoviq, duke shtuar se ai nuk ka pse të bindë askënd për lidhjen e tij me shqiptarët e Kosovës.

Ai po ashtu tha se gjithmonë bën thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit