-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Presidenti kroat i reagon kryeministres serbe: Ne jemi në BE, po ju?

Rekomandime

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq i është referuar deklaratës së kryeministres së Serbsië, Ana Brnabiq në Mostar, se ajo nuk është kryeministre e serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës, në një kundërpërgjigje ndaj Milanoviq i cili kishte thënë paraprakisht se është president edhe i kroatëve në Bosnje dhe Hercegovinë.

- Advertisement -

Milanoviq tha se nuk i dëgjon deklaratat e kryeministres serbe ose siç tha ai, “ të sajat ose të ndonjë prej heronjve të epokës së keqe”.Tutje ai shtoi se Kroacia është BE.

“Ne jemi në BE, ata nuk janë. Nëse vazhdojmë kështu, pyetja është se kur do të ndodhë”, tha Milanoviq teksa u pyet për të komentuar deklaratën e Ana Brnabiq.

Ana Brnabiq dje në Mostar është pyetur nëse si kryeministre e serbëve që jetojnë në BeH, pasi Milanoviq tha se është president i kroatëve atje.

- Advertisement -

“Nuk e shoh kështu. Deklarata e Milanoviq ishte e pabesueshme për mua dhe ishte e pabesueshme që nuk pati reagime, madje as nga Bashkimi Evropian. Unë jam kryeministre e Serbisë dhe pozicioni im ka një homolog në BeH”, tha Brnabiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit