1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Presidenti kroat Milanovic : Beogradi po llomotitë për një ‘botë serbe’

Rekomandime

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, nuk kishte mëdyshje për shkaktarin kryesor të krizave në Ballkanin Perëndimor kur komentoi edhe krizën në veriun e Kosovës.

- Advertisement -

Milanovic ka deklaruar se sot kemi kriza në rajon pasi është një pushtet në Beograd që llomotitë për një “botë serbe”. Shprehja e famëkeqe e ministrit ultra nacionalist serb, Aleksandar Vulin, u përmend nga presidenti kroat në vargun e krizave të reja në Ballkan, si ajo në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë.

President kroat tha se Zagrebi po ndjek ngjarjet në Kosovë megjithëse ajo nuk rrezikon drejtpërdrejtë Kroacinë. Milanovic shtoi një kritikë të tij për të dy palët, si shtet anëtar i BE’së.

“Si Beogradi, ashtu dhe Prishtina me këto qëndrime të ngurta, vështirë se do të përparojnë drejt Bashkimit Europian.”

- Advertisement -

Milanovic theksoi po ashtu se mospranimi i pavarësisë së Kosovës nga shtete anëtare të Bashkimit Europian është faktor jo stabiliteti.

“Kjo është një pengesë që po e shohim me vite dhe e vështirë të kapërcehet, mund të thërras vetëm për çtensionim” shtoi presidenti kroat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit