4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Presidenti Thaçi fton deputetët qe t’ia vazhdojnë mandatin Tribunalit Special

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një video në llogarinë e tij në Facebook, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’ia vazhdojnë mandatin Tribunalit Special të Hagës.

- Advertisement -

Thaçi ka thënë se kjo bindje e tij do të vazhdojë derisa të vjen njoftimi për përfundimin e mandatit nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Kosovës.

”Politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë. Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto njëzet vitet e fundit. Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen”, është shprehur Thaçi.

Tutje, presidenti tha se Kosova po përballet tash e 20 vjet pas çlirimit me gjykata që po e gjykojnë luftën e UÇK’së, ndërsa Gjykata Speciale është gjykata e pestë me radhë.

- Advertisement -

“E dimë se në këto 20 vjet pas çlirimit, Kosovës nuk i kanë munguar gjykatat për gjykimin e luftës së fundit në Kosovë. Gjykata Speciale është gjykata e pestë e themeluar për këtë çështje”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi falënderoi edhe Shqipërinë dhe qeverinë e saj, që në këtë sezon turistik, sipas tij, e trajtoi këtë situatë sic është më së miri.

- Advertisement -

Gjithashtu, Thaçi ngushëlloi të gjithë familjarët që humbën të afërmit e tyre në përballje me Covid-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit