-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenti Thaçi: Ia thash Pompeot në sy, nuk e lejoj askënd të na i prishë marrëdhëniet me Amerikën

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar ai gjatë vizitës së fundit të tij në SHBA, përfshirë edhe takimin dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

- Advertisement -

Thaçi, tha se me Pompeon patën takim sy me sy, në të cilin sekretari amerikan i shtetit i shprehi mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

“E sigurova sekretarin Pompeo që nuk do ta lejoj askënd të na i prishë marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-në”, tha presidenti në konferencën për media, me anë të së cilës po iu drejtohet qytetarëve nga Presidenca, pasi siç tha ai Kuvendi ia pamundësojë që këtë ta bëjë në parlament.

Thaçi, nder tjera tha se në takimet në SHBA, ka treguar për përpjekjet e Kosovës për paqe të qëndrueshme.

- Advertisement -

“Kemi diskutuar për sigurinë në Kosovë, Ballkan dhe Europë, dhe mundësinë që Kosova të jetë sa më shpejtë pjesë e NATO’s”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

“Në të gjitha këto takime, kam theksuar rolin e pazëvendësueshme të SHBA-ve për paqe dhe stabilitet në Kosovë, dhe Ballkanin Perëndimor”, theksoi Presidenti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit