Presidenti i Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka vizituar familjen e Vasfije Krasniqit. Thaçi është takuar me vëllezërit e saj, Nuhiun dhe Nafiun.
Presidenti Thaçi ka thënë se Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën.
Postimi i tij i plotë:
Në familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi – Goodman, me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun. Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën. Lutemi për përmirësimin e shëndetit të saj, që të mund të vazhdojë të jetë zëri i së vërtetës për rreth 20 mijë gra të dhunuara. Motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare. Respekt për familjen që i qëndron në krahë! HTH.