4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Presidenti u drejtohet qytetarëve – a do të japë dorëheqje?

Rekomandime

Analistët dhe komentuesit politik kanë thënë se Thaçi nuk obligohet nga kushtetuta që ta lë pozitën e tij të tanishme, porse do të duhej të dorëhiqej për të mirën e vendit, që të mos lejojë që të gjykohet presidenti i Kosovës, por vetëm qytetari Thaçi.

- Advertisement -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do t’u drejtohet qytetarëve, për herë të parë prejse i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale, për krime lufte njofton Insajderi.

Presidenti ka qenë duke udhëtuar për në Uashington, kur është dhënë njoftimi nga Gjykata.

Ai e ka anuluar fluturimin, ndërsa përveç një postimi të shkurtër se lufta Ushtrisë Çlirimtare ishte e pastër dhe askush nuk mund ta ndryshojë historinë, gjë tjetër nuk ka deklaruar Thaçi.

- Advertisement -

Ai do t’u drejtohet sot qytetarëve me një koment për zhvillimet e fundit.

Këtë do ta bëjë nga zyra e tij, siç ka treguar ai vet. Ndërsa adresimin do ta bëjë në orët e pasdites.

- Advertisement -

Por, ajo që është diskutuar prejse ka ardhur aktakuza për të, është pyetja se a do të japë dorëheqja nga posti i Presidentit.

Burime të Insajderi.com brenda presidencës thonë se ende nuk ka një vendim final rreth dorëheqjes potenciale, porse gjasat janë më të mëdha se Thaçi nuk do të dorëhiqet nga pozicioni i presidentit.

Fakti që ai e mendon vetën të pafajshëm dhe të akuzuar padrejtësisht e bënë atë që të mos e shoh të nevojshme ta lë pozitën e presidentit.

Gjithsesi, mbetet të shihet sot nëse presidenti Thaçi do të shndërrohet nga sot në vetëm ish-president.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit