5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Presidenti ukrainas i drejtohet kombit në orët e para të mëngjesit: Shteti ynë nuk do t’i japë asgjë askujt

Rekomandime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, tha se vendimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për t’i njohur si entitete të pavarura rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, është “shkelje e integritetit dhe sovranitetit të territorit të Ukrainës”.

- Advertisement -

Në një fjalim drejtuar kombit, Zelenskyi tha se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten ashtu siç janë, pavarësisht deklaratave ruse, derisa bëri thirrje për paqe.

“Ne nuk kemi frikë”, tha Zelenskyi dhe shtoi se vendi i tij është në pritje të mbështetjes së qartë dhe efektive nga partnerët ndërkombëtarë.

Ukraina nuk do t’i japë asgjë askujt”, u zotua tutje Zelenskyi.

- Advertisement -

Fjalimi i tij vjen pasi Putin i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Dontesk, si entitete të pavarura.

Dy republikat e vetëshpallura popullore kontrollohen nga separatistët pro-rusë, të cilët luftojnë kundër forcave ukrainase qysh në vitin 2014.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit