2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenti ukrainas me ultimatum për Rusinë: Ia ofron këto dy zgjidhje

Rekomandime

Dy rrugë-zgjidhje ka dhënë Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky, duke thënë se Rusia duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk dëshiron të ndjekë një marrëveshje paqeje. Pra paqja ose largimi, këto janë rrugët për Rusinë sipas Zelenskyt.

“Ose udhëheqja ruse do të kërkojë realisht paqe ose si rezultat i kësaj Iufte, Rusia do të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare”, tha ai në një fjalim.

- Advertisement -

Duke folur për goditjet në rritje të Rusisë në lindje dhe jug, ai tha: “I gjithë ky aktivitet i pushtuesve dëshmon para së gjithash për pasigurinë e tyre. Për faktin se edhe me rezerva të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake sovjetike dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh… trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të na thyer, për ta thyer Ukrainën”.

Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një embargo totale të naftës ruse, duke thënë: “Bashkimi Evropian duhet të ndalojë sponsorizimin e makinës ushtarake të Rusisë“.

Zelensky shprehu mirënjohje për Presidentin Biden pasi ai premtoi një dërgesë tjetër masive armësh në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit