1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Presidentja autorizon dërgimin e FSK-së në Turqi

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ndihmë Republikës së Turqisë në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.

- Advertisement -

Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Janë mbi 2,500 të vdekur deri tani dhe mijëra të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë Jugore dhe pjesë të Sirisë në mëngjesin e sotshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit