7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Presidentja Osmani ia bën të qartë anëtarëve të KS-së: Mos e çoni buxhetin dëm duke financuar UNMIK-un

Rekomandime

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit ka folur për misionin e UNMIK-ut në Kosovë. Osmani ka thënë se kanë qenë kohë të vështira kur është vendosur UNMIK-u si një mision i përkohshëm dhe ka përmendur faktin se atë kohë është thënë se vlefshmëria e “Rezolutës 1244” do të jetë derisa të determinohet statusi final i Kosovës

“UNMIK-u ishte vendosur në Kosovë në rrethana krejtësisht të tjera, pas ndërhyrjes së NATO-së për të ndalur KRlMET dhe gjnocidin kundër popullit të Kosovës”, ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

E para e shtetit ka thënë se “UNMIK-u në Kosovë jo vetëm që e ka stërzgjatur mandatin në Kosovë, por është duke e vazhduar atë edhe në kundërshtim me opinionin e GJND-së”.

Duke folur për këtë çështje, Osmani ka thënë se këshillon anëtarët e Këshillit të Sigurimit që t’i shpenzojnë paratë e tyre më mirë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se statusi i Kosovës është vendosur një herë e përgjithmonë më 17 shkurt të vitit 2008 kur Kosova ka deklaruar pavarësinë.

- Advertisement -

Shefja e shtetit ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ka konstatuar se vendimi i Kosovës për shpalljen e pavarësisë ka qenë në përputhje të plotë me Ligjin Ndërkombëtar.

“Prandaj ne i bëjmë thirrje Serbisë që të respektojë Ligjin Ndërkombëtar”, ka thënë presidentja e vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit