1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Presidentja Osmani niset për vizitë dyditore në Estoni

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani sot ka udhëtuar për në Estoni me ftesë të autoriteteve shtetërore të Estonisë ku të enjten nis vizitën dy ditore në këtë shtet.

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit dyditor Osmani do të ketë takim me Presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid, Presidentin e Parlamentit, Jüri Ratas, Kryeministren Kaja Kallas, si dhe kryesuesin e Komitetit për Çështje Evropiane, Siim Kallas.

Osmani vizitën në Estoni e ka cilësuar mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit me shtetin i cili bart primatin në nivel global për E-qeverisje.

Dita e dytë e vizitës do t`i kushtohet agjendës transformuese digjitale me ç`rast do të bëhen vizita në e-Estonia Briefing Center dhe Telliskivi Creative City.

- Advertisement -

Me ftesë të shefes së shtetit në delegacion do të jenë edhe përfaqësues të tri kompanive të fushës së inovacionit nga Kosova: Mërgim Cahani (Gjirafa), Jeta Zagraxha (UCK) dhe Uranik Begu (ICK).

E para e shtetit ka theksuar se vizita në Estoni do t`i hapë rrugë vendosjes së bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, por edhe ndërmjet bizneseve.

- Advertisement -

Sipas saj, Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Estonisë nga fusha e teknologjisë informative, ekonomia, mbrojtja, siguria, arsimi, shëndetësia, turizmi dhe shkëmbimi kulturor.

Republika e Estonisë e ka njohur Republikën e Kosovës më 21 shkurt të vitit 2008, ndërkaq marrëdhëniet diplomatike janë vendosur nga prilli i të njëjtit vit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit