1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Presidentja Osmani: Nuk janë nënshkruar 33 marrëveshje, por janë 100 dokumente të nënshkruara me Serbinë

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke folur për dialogun me Serbinë ka thënë se dialogu është prioritet i Kosovës.

Po ashtu, Osmani tha se deri më tani me Serbinë nuk janë 33 marrëveshje, por janë 100 dokumente.

- Advertisement -

Mos të harrojmë se nuk përmendet as nga institucionet e BE-së fatkeqësisht, që janë dhjetëra marrëveshje dhe mbi 100 dokumente, jo 33 por mbi 100, që janë prodhuar si pjesë e procesit të Brukselit. Disa janë marrëveshje, disa plane zbatimi, disa të tjera janë konkluzione të ndërmjetësueit. Disa të tjera quhen çuditërisht quhen reflektime të ndërmjetësuesit. Nëse shohim konkretisht, Kosova i ka zbatuar mbi 99% të marrëveshjeve dhe premtimeve, një nuk e ka zbatuar atë për Asociaionin e Komunave Serbe. Atë e ka rrëzuar Gjykata jonë Kushtetuese, me të drejtë. Ajo në fakt quhet si dokument i ndërmjetëm edhe pse është nënshkruar nga dy kryeministra të dy shteteve. Nëse shohim nga ana e Serbisë ka dhjetëra marrëveshje të paimplementuara”, u shpreh Osmani.

Sipas saj, Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet, përjashto atë për asociacionin, ku Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje të shumta.

Ajo në një intervistë për RTK-në ka theksuar se Serbia nuk i ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve.

- Advertisement -

Përveç tjerash Osmani tha se është e çuditshme se si i gjithë presioni po bëhet ndaj Kosovës, por jo edhe ndaj Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit