4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Presidentja Osmani pyetet për sulmin e burrit të saj ndaj mediave, çfarë u tha gazetarëve?

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani nuk ka pranuar të flasë sot lidhur me deklaratat e bashkëshortit të saj Prindon Sadriu ndaj mediave në Kosovë.

Teksa është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e saj lidhur me deklaratat e bqashkëshortit Prindon Sadriut, që ditë më parë i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ajo tha se është jo korrekte që të flitet për këtë çështje teksa ishte në takim me familjarët e dy aktivistëve të vr.arë të Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

- Advertisement -

Ajo tha se mediat i kanë lejuar vetëm për të marrë pamje nga ky takim dhe pas këtyre pyetjeve gazetarët janë larguar nga salla ku po mbahet takimi.

Jemi në takim ju kisha lut. Është tepër jo korrekte ndaj familjeve.

Është tepër jo korrekte në raport me familjet.

- Advertisement -

Komenti im është që jeni duke ofenduar familjet që janë këtu për momentin.

Keni hyrë brenda për të marrë pamje edhe pse nuk keni paralajmëruar që do të vini , ne sërish ju lejuam. Ne je lejuam që të merrni pamje kurse në intervista të tjera flasim.

- Advertisement -

Është ofendim në raport me familjarët që të bëni gjëra të tilla. Me të vërtet është ofendim”, ka thënë Osmani.

VIDEO

Prindon Sadriu përmes një postimi në “Facebook” gazetarët i quajti ‘ndërmarrje të përbashkëta kriminale’.

Kjo pasi u publikuan shpenzimet e Osmanit për shpenzimet për udhëtime.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollarë). Bileta avioni First Class e rrallë herë Business Class. Për Economy as që flitej. Ju nuk keni lënë gjë publike pa keqpërdorë”, ka shkruar Sadriu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit