4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Presidentja Osmani shkon sërish në SHBA, më pas në Lituani

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 9 maj.

- Advertisement -

Kjo ndodh vetëm dy javë pas qëndrimit disaditor atje, ku përveç se mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares, Madeleine Albright, u prit edhe nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe nga disa kongresistë e senatorë.

Sipas burimeve që ia kanë konfirmuar Klankosovës këtë vizitë, Osmani më 11 maj do të shkojë edhe në Lituani.

Aktualisht e para e vendit gjendet në Panama, ku ka nisur një vizitë si mysafire e homologut Laurentino Cortizo Cohen, ndërsa pritet të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Shën Terezës. Më pas, do të vazhdojë në Kosta Rikë, ku merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij shteti, Rodrigo Chaves.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit