1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prijësi i kapitullimit të Millosheviçit viziton nesër Kosovën, kjo është agjenda e tij

Rekomandime

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, nesër do ta vizitojë Kosovën, raporton Kosova ime.

- Advertisement -

Prijës i aksionit bombardues mbi Serbinë 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, pritet ta vizitojë edhe FSK-në.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se ceremonia e pritjes së tij do të mbahet nesër duke filluar në ora 10:00 në ambientet e kësaj ministrie.

Sipas kësaj ministrie, gjenerali Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.

- Advertisement -

Ndërsa, pas takimit me ministrin Mehaj, ata do të kenë adresime për media.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Ftohen mediat të përcjellin:

Vizitën e gjeneralit Wesley Clark në Ministri të Mbrojtjes

Ceremonia e pritjes do të mbahet me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.

Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për media.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit