Aktori i njohur Osman Azemi ka shprehur mendimin e tij sa i përket rezultatit zgjedhor në komunën e Prishtinës, ku nga rezultatet preliminare fitues ka dalë kandidati i LDK-së, Përparim Rama.
Aktroi Azemi përmes një video të publikuar në Facebook, ka ironizuar me fitoren e Ramës duke thënë se “Prishtina ka pas nevojë me u ba metropol”.
Ai vazhdon edhe më tej me ironizim duke thënë se Prishtina ishte kthyer në katund.
“Krejt të rit në vikende shkojshin jo në Trianë jo Shkup, krejt atje i lejshim paret. Tash kur te ndreqim na Prishtinën te bëjmë metropol në rend kanë me prit në kufi me ardh te na mi lan paret”, ka deklaruar Osmani.
Aktori ka thënë se Prishtina e meriton modernizimin, arkitekturën edhe liqenin.