2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Prishtina nuk e do Adem Jasharin

Rekomandime

Prishtina është ndër qytet e pakta në Kosovë ku nuk ka shtatore të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit.Në kryeqendrën kosovare ka një shesh me emrin e heroit, derisa një fotografi e tij e vendosur për një ndeshje sportive vite më parë, ka mbetur e varur në Pallatin e Rinisë, që njihet si “Boro e Ramizi”.

- Advertisement -

Sa herë vinë festat kombëtare ndizen debatet edhe për këtë shtatore por se ajo asnjëherë nuk u vendos në kryeqytet.

Arsyetimet janë nga më të ndryshmet dhe debatet në opinion e institucione ndezën kohë pas kohësh po vend shtatores nuk i bëhet.Për të vendosur përfundimisht shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë, grupi i tifozëve “Plisat” ndërmorën një aksion.“Plisat” kanë vendosur që me anë të një peticioni të kërkojnë vendosjen e shtatores së Komandantit Legjendar, Adem Jashari.Ky grup tifozësh gjatë ditës së enjte ka nisur një peticion për vendosjen e shtatores së komandantit legjendar në Prishtinë.

Ata i kanë ftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që të nënshkruajnë peticionin.Tifozët kanë bërë me dije se Lokacionet ku kanë qëllim ta vendosim shtatoren e Adem Jasharit janë përballë Katedrales “Nënë Tereza”, përballë New Born-it, afër “Heroinave”, apo tek sheshi “Adem Jashari” prapa Kuvendit të Kosovës.Rreth kësaj çështje, për Gazetën Infokus ka folur edhe kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.Ai ka deklaruar se ky projekt do të duhej të ishte i përfunduar deri tani, pasi një gjë të tillë e kishin kërkuar edhe shoqatat e dala nga lufta.“Na edhe ma herët kemi pasur kërkesa tona, së pari është dhanë ideja për me u vendos tek lapidari i trekëndëshit.

- Advertisement -

Megjithatë po mendoj që është vonuar shumë kjo punë. Ky projekt është dashtë të finalizohet shumë më herët. Mendoj që përgjegjëse për këtë problem janë institucionet e vendit, duke filluar nga Komuna e Prishtinës deri tek qeveria”, ka deklaruar Jashari për Gazetën Infokus.Ky ka mirëpritur iniciativën e Plisave, megjithatë ka kërkuar që shtatorja të vendoset në një vend tejet të përshtatshëm.“Shtatorja e komandantit legjendar duhet të ketë vendin dhe pozitën meritore, jo ti jepet një lokacion që nuk i përmbush kriteret dhe standardet për masën e luftës e heroizmit që e ka bërë komandanti Adem Jashari.”, ka thënë Xhavit Jashari për Infokus.Edhe profesori i filozofisë e analisti Blerim Latifi ka kritikuar Komunën e Prishtinës pas fillimi të peticionit për shtatoren e Adem Jasharit.“Kemi ardhur në këtë ditë kur duhet nënshkruar peticion qytetarësh për t’i bërë vend në Prishtinë një monumenti të Adem Jasharit. Për 22 vjet qeveritë komunale të kryeqytetit nuk e gjetën dot këtë vend. Turpi brina nuk ka! Por, një gjë dihet lavdia e Adem Jasharit nuk ka nevojë për ne, ky shtet ka nevojë për emrin dhe lavdinë e tij”, ka thënë Latifi./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit