1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Prishtina zgjedh kryesuesin e Kuvendit Komunal

Rekomandime

Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kupina u zgjodh në raundin e tretë të votimit.

- Advertisement -

Për të votuan 25 asamblistë, nga 42 sa ishin prezent në sallë.

Pas zgjedhjes së tij është deklaruar edhe Kupina.

Ai ka uruar asamblistët për detyrën e re, teksa tha se ky mandat do të jetë i angazhimit të pandalshëm për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve.

- Advertisement -

“Sot zyrtarisht po e fillojmë një mandat të ri. Ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit, punës, angazhimit të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Dua të urojë anëtarët e posazgjedhur tët Kuvendit Komunal të Prishtinës duke iu dëshiruar sukses dhe punë të pa ndal”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Express sot ka raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pajtuar për koalicionin në Komunën e Prishtinës

Express mëson se koalicioni është arritur por kanë mbetur edhe disa çështje për t’u definuar.

Më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit