5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Prishtinasi me koronavirus përjeton simptoma gjatë intervistës live, shpërqendrohet dhe djerësitet

Rekomandime

Petrit Bylykbashi, i prekur nga koronavirusi, ka treguar gjendjen e tij pasi thotë se virusi COVID-19 i është rikthyer.

- Advertisement -

I njëjti thotë se ka probleme shumë më të mëdha sesa herën e parë.

“Jam duke kaluar sulme tepër agresive, tri herë më agresive se herën e parë. Po kam shumë problem me frymëmarrje dhe me ethe e temperaturë. Nyjet, muskujt, shtrëngimet e gjoksit dhe kolli i thatë po shfaqen çdo 5-6 orë. E vërtetë është që në testin e dytë kam rezultuar negativ, simptomat janë gjithmonë të shfaqura dhe po pres të ritestohem nesër”, ka deklaruar ai në T7.

Bylykbashi gjate intervistës nuk shihej në gjendje të mirë dhe thoshte se po ka sulme dhe ka filluar të djerësitet.

- Advertisement -

“Më vjen shumë keq, por momentalisht jam duke përjetuar simptoma të koronavirusit dhe nuk po mundem me u fokusu shumë në bisedë dhe në atë se çfarë po thuhet”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, mikrobiologu, Lul Raka tha se Petrit Bylykbashi ka rezultuar negativ në testin e tij të fundit për koronavirus. Raka tha se mund të bëhet fjalë edhe për viruse të tjera që po ndikojnë në shëndetin e Bylykbashit.\

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit