1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Prishtinasi thyen rregullat e masave kundër COVID-19, bën për spital policen se nuk pranon t’i shqiptohet gjobë

Rekomandime

Një person është arrestuar dje gjatë orës 22:00 në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.

- Advertisement -

Policia ndaj të dyshuarit, fillimisht kishte shqiptuar dënim për mosrespektimin e masave kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, lidhur me shqiptimin e këtij dënimi, personi i dyshuar ka shfaqur pakënaqësi, i cili sipas policisë ka penguar zyrtarët policorë duke i shtyrë me duar.

Si pasojë e kësaj zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor.

- Advertisement -

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij rasti është iniciuar “Pengim i personit zyrtar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit