Mbrëmë pas orës 21:00 disa persona në Prishtinë kanë goditur me veturë një person më pas kanë dalur nga vetura dhe e kanë rrahur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është goditur nga një automjet e pastaj është rrahur nga tre të dyshuar, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se fillimisht është goditur nga një automjet e më pas është goditur nga tre të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Nuk raportohet për të arrestuar.