Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se gjatë të premtes dhe të shtunës dy rrugë do të mbyllën për qarkullim nga ora 07:30 deri ora 18:00.
Ahmeti ka njoftuar se rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për shkak të punimeve të shtresës finale asfaltit.
“Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për qarkullim, prej ditës se premte, 23 tetor nga ora 07:30 deri të shtunën, 24 tetor në orën 18:00”, ka shkruar Shpend Ahmeti.
Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashe Tepelena” dhe “Karl Gega” do të…
Gepostet von Shpend Ahmeti am Donnerstag, 22. Oktober 2020