-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Prishtinë: Pasi e largoi nga puna, punëtori e rrah shefin

Rekomandime

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën lidhur me shkëputjen e marrëdhënies së punës janë goditur me njëri tjetrin.

I dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një mjet të mprehtë-thikë dhe kishte goditur viktimën tjetër, i cili po ashtu ishte i përfshirë në rast, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

- Advertisement -

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në konsultim me prokurorin, edhe ndaj prindit (babait) të dyshuarit është iniciuar rasti “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”, pasi që mjeti i dyshuar-thika e cila ishte përdorur, gjatë kontrollit është gjetur te i dyshuari-prindi i tij”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit