2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prodhuesi i ventilatorit për frymëmarrje: Kemi kërkesa edhe nga shtetet e tjera

Rekomandime

Rron Cena, nga Formon, pjesë e inkubatorit të ICK-së, i cili është duke prodhuar ventilatorë për frymëmarrje, ka bërë të ditur se ky produkt do të fillojë të përdoret gjatë kësaj jave.“Atë qëllim e kemi, këtë javë m’e nis në laborator të testimit në Austri, me të cilët e kemi bë një marrëveshje verbale të shpejtë, por shpresojmë që këtë javë”, tha Cena në emisionin “Jeta në Kosovë”.

- Advertisement -

Cena thotë se nuk është sfidë procedura e licencimit të këtij produkti.“Shtetet e tjera i kanë lehtësu shumë licencimet, kanë liruar udhëzues dhe shumica kërkojnë aprovim prej instuticioneve shëndetësore, ne jemi në kontakt me Universitetin e Grazit në Austri dhe me disa anesteziologë të atij universiteti dhe me disa mjekë të Prishtinës që janë duke na udhëzuar se qysh me u fokusu në përdorim praktik të kësaj pajisje, sa cikle duhet m’i përmbush”, tha Cena.

Ai tregoi se synim ka edhe tregun ndërkombëtarë përveç atij vendor.“Pse i kemi hy kësaj pune është se në Kosovë nuk është një herë nevoja e menjëherëshme për ventilator por ka shtete që kanë nevojë, dhe prej statisitkave që i kemi kërkohen 800 mijë ventilaorë që nuk ekzistojnë”, tha ai.“Të gjitha të dhënat e projektit janë publike dhe çdokush mundet me e ndërtu për vendin e tij dhe kemi mbi 200 email-a prej momentit kur e kemi publiku. Kërkesa prej tyre me u ndihmu në proces të montimit dhe krijimit të pajisjes së tillë prej spitaleve, mjekëve prej Honduras, Meksikë, Brazil, kemi kërkesa nga mbi 50 shtete”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit