2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Profesor Kelmendi: Ja pse LDK e Isa Mustafës me aleatët e bllokojnë ligjin Veting

Rekomandime

“Është shumë e qartë se me LDK-në dhe aleatët qeverisës nuk do të ketë Veting. Kjo për faktin se mu këtë nuk do ta përkrah as PDK-ja, ka kundërshtime me të mëdha për këtë ligj.

- Advertisement -

Me ligjin e Veting-utdo të kapen mu njerëzit e PDK-së, të LDK-së, përkatësisht politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe administratorët, sikundër edhe burokratët dhe të gjithë këta do të përgjigjeshin.

Në strumbullar të kësaj Qeverie dhe të PDK-së, mundet edhe të VV-së dhe të PSD-së, është krimi dhe korrupsioni.

E ku do të lenë Isa Mustafa të nxirret ligji i tillë kur ai duhet të përgjigjet për vjedhjet e 3%, pastaj për vjedhjet gjatë kohës kur ishte kryetar komune, Kryeministër etj, që e kanë bërë familjen e tij milioner nga hiqi.

- Advertisement -

Po më kujtohet që nuk pajtohet asHashim Thaçi që vjen nga Buroja, e ku bukë për tu ngirë nuk ka pasur e tash janë bërë të gjithë si familje milionere.

Kështu mund të vazhdojmë edhe për të tjerët”, thotë Muhamet Kelmendi.

- Advertisement -

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, ka reaguar pas debatit të zhvilluar në mbledhjen e dytë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës, Qeverisë Hoti, në të cilën ashtë paralajmëruar heqja dorë nga bërja e Ligjit Veting, që ishte në programin e Qeverisë së koalicionit LVV-LDK dhe për ta përgatitur këtë Ligj ishte formuar edhe një grup i veçantë ekspertësh në kuadër të Ministrisë së drejtësisë.

Profesor Kelmendi thotë se më vënien në pikëpyetje të këtij ligji po shpërfaqet në këtë mënyrë hapur frika e kapjes dhe ndjekjes përmes ligjit Veting, pikërisht të atyre strukturave nëpër parti politike dhe institucione të shtetit, përfshirë edhe të drejtësisë, pasi që një nga një do të ndiqeshin, pastroheshin e nuk do ti shpëtonin as ndëshkimit për të bërat e tyre.

Muhamet Kelmendi

“Është shumë e qartë se me LDK-në dhe aleatët qeverisës nuk do të ketë Veting.

Kjo për faktin se mu këtë nuk do ta përkrah as PDK-ja, ka kundërshtime me të mëdha për këtë ligj.

Me ligjin e Veting-ut do të kapen mu njerëzit e PDK-së, të LDK-së, përkatësisht politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe administratorët, sikundër edhe burokratët dhe të gjithë këta do të përgjigjeshin.

Në strumbullar të kësaj Qeverie dhe të PDK-së, mundet edhe të VV-së dhe të PSD-së, është krimi dhe korrupsioni. E ku do të lenë Isa Mustafa të nxirret ligji i tillë kur ai duhet të përgjigjet për vjedhjet e 3%, pastaj për vjedhjet gjatë kohës kur ishte kryetar komune, Kryeministër etj, që e kanë bërë familjen e tij milioner nga hiqi.

Po më kujtohet që nuk pajtohet as Hashim Thaçi që vjen nga Buroja,e ku bukë për tu ngirë nuk ka pasur e tash janë bërë të gjithë si familje milionere.

Kështu mund të vazhdojmë edhe për të tjerët”, thotë Muhamet Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit