11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Profesori amerikan pas vjedhjes në Thesar: Kosova edhe pas 12 vjetësh pavarësi po dështon ta luftojë korrupsionin

Rekomandime

Profesori amerikan në Shkollën e Studimeve Profesionale të Universitetit të Nju Jorkut, SHBA, Alon Ben-Meir, e ka cilësuar të dështuar sistemin e drejtësisë në Kosovë.

- Advertisement -

Ai një gjë të tillë e ka thënë përmes llogarisë së tij në ‘Twitter’, teksa ka përmendur edhe skandalin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, shkruan Gazeta Express.

“Disa ditë pas raportit të Komisionit Euro të vitit 2020 mbi #Kosovën, përparimi i theksuar në luftën kundër korrupsionit mbetet i ulët, mbi 2 milion € u vodhën nga thesari. Kosova nuk po arrin të luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem të fortë juridik edhe pas 12 vjetësh pavarësi”, ka deklaruar profesori amerikan.


Ditë më parë, u vodhën rreth dy milionë euro nga Thesari i Shtetit, para këto të cilat janë deponuar në llogari të ndryshme bankare. Dy nga personat të cilët po dyshohen për posedim të një shume parash të tyre ndodhen në arrati.

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë zyrtarin përgjegjës në Ministrinë e Financave, Labinot Grudën, të cilit më pas iu caktua masa e paraburgimit për 30 ditë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit