1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Profesori amerikan tregon kush do t’i fitojë zgjedhjet të dielën: Ja kush po punon kundër Albin Kurtit

Rekomandime

Ben-Meir: VV-ja do të fitojë shumicën e votave, forca politike po punojnë kundër Kurtit
Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet e reja.

- Advertisement -

Duke folur për gazetën “Bota sot”, Ben-Meir ka thënë se populli ka aspirata për ndryshim në Kosovë.

“Bazuar në informacionin që kemi dhe duke marrë parasysh aspiratën e popullit për ndryshim, unë mendoj se Vetëvendosje mund të mbledhë shumicën e votave”, është shprehur eksperti amerikan.

Ai ka komentuar edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ia ka ndaluar Albin Kurtit kandidimin për deputet. Sipas tij, Kurti duhet të ankohet për këtë vendim.

- Advertisement -

“Unë gjithashtu besoj se Albin Kurti duhet të apelojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, veçanërisht për shkak se ai më parë shërbeu si kryeministër kur ende ishte e ndaluar (për shkak të dënimit me kusht me burg) të kandidonte për postin e kryeministrit”, ka thënë më tej Alon Ben-Meir.

Eksperti amerikan ka hedhur dyshime se kundër liderit të Vetëvendosjes po punojnë forca politike.

- Advertisement -

“Kam një ndjenjë se ka forca politike që po punojnë kundër tij. Në analizën përfundimtare, publiku duhet të ketë fjalën e fundit”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen të dielën (më 14 shkurt).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit